Arrihet marrëveshja, Balotelli kthehet në Serie A

Mario Balotelli kthehet në Serie A.

Sport

16/08/2019 11:20

Mungon vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është e kompletuar.

Mario Balotelli do të jetë futbollist i ri i Brescias.

Ylli italian ka refuzuar ofertën e pasur nga Flamengo duke vendosur të rikthehet në Serie A, transmeton lajmi.net.

Mediat italiane konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshje dhe Balotelli do të nënshkruajë me Brescian.

Balotelli ishte futbollist i lirë pas largimit nga Marseille dhe te Brescia do të ketë pagë prej gati 3 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/