Arrihet marrëveshja, Arsenal transferon portierin e ri

Arsenal ka gjetur një portier të ri.

Sport

13/06/2018 11:49

Bernd Leno do të jetë portier i ri i Arsenalit.

Portieri i Bayer Leverkusenit ka injoruar interesimin nga Napoli duke vendosur ta pranojë ofertën e “Gunners”.

“Sport Bild” raporton se Arsenal do të paguajë 20-25 milionë euro për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Leno do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Arsenalit ku portier i dytë pritet të jetë Petr Cech, i cili ka kontratë me klubin londinez deri më 2019. /Lajmi.net/