Arrihet marrëveshja, Alexis Sanchez rikthehet tek Interi
Alexis Sanchez do të jetë futbollist i Interit dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti. Kështu ka raportuar gazetari italian, Fabrizio Romano i cili e ka konsideruar punë të kryer kalimin e kilianit në qytetin e modës, shkruan lajmi.net. Reprezentuesi kilian do t’i bashkohet zikaltërve si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë afatshkurtër.…
Sport
Alexis Sanchez do të jetë futbollist i Interit dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.
Kështu ka raportuar gazetari italian, Fabrizio Romano i cili e ka konsideruar punë të kryer kalimin e kilianit në qytetin e modës, shkruan lajmi.net.
Reprezentuesi kilian do t’i bashkohet zikaltërve si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë afatshkurtër.
“Alexis Sánchez në Inter, ja ku po shkojmë! Ai është rikthyer në transferim të lirë pasi kaloi një vit në Marseille. Marrëveshja është arritur”.
“Sánchez do të nënshkruajë marrëveshje afatshkurtër në ditët në vijim, ndërsa ai priste Interin. Ai do të zëvendësojë Joaquín Correan i cili i bashkohet OM” – raportoi Romano.
Alexis Sánchez to Inter, here we go! He’s back on free transfer after spending one year at OM — agreement reached and medical booked on Friday ⚫️???
Sánchez will sign short term deal in the next days as he was waiting for Inter.
He’s set to replace Joaquín Correa who joins OM. pic.twitter.com/JMn211pGlT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 24, 2023
Sanchez së fundmi ishte pjesë Marseilles në Ligue 1, ndërkaq edhe më parë ka djerësitur fanellën e Interit./Lajmi.net/