Të Infektuar: 9274

Të Shëruar: 5190

Të Vdekur: 296

Arrestohet “Zoti i Portit”, bosi më i madh i drogës në Spanjë

23:29 | 14 Dhjetor 2019

Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e një personi të njohur për shpërndarjen e kokainës që prej portit të Algesiras për organizatat kriminale të Kolumbisë, Marokut dhe Francës.

Sipas një komunikate të Gardës Civile, bëhet fjalë për një spanjoll, 54 vjeç, i përfshirë në trafikun e drogës që prej rinisë së tij dhe i njohur si “Zoti i Portit”.

Ai ishte personi me rrjetin më të mirë të kontakteve për të rikuperuar dërgesat e kokainës pas mbërritjes së tyre në portin e Algesiras, që ndodhet në jug të Gadishullit Iberik, pika më nevralgjike e hyrjes për drogën në vend.

Arrestimi i këtij personi përbën fazën e dytë të një operacioni të nisur gjatë verës së vitit 2018 dhe gjatë të cilit u arrestuan 21 persona, përfshirë dhjetë persona që punonin për port dhe u sekuestruan 480 kilogramë kokainë.