Arrestohet vushtrriasi, e vodhi një televizor

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri për vjedhje të rëndë.

Lajme

17/01/2019 10:41

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës femër një televizor në vlerë rreth  300 euro, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës femër K-Shqiptare një televizor në vlerë rreth (treqind) 300 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/