Arrestohet tifozi i Napolit, i dyshuar për vrasjen e tifozit të Inter

Policia italiane ka arrestuar një tifoz të Napolit, si të dyshuar për vrasjen e tifozit të Inter.

Sport

18/10/2019 15:02

Ultrasi i Napolit është arrestuar si i dyshuar që voziste makinën që solli vrasjen e tifozit të Inter, Daniele Belardinelli, jashtë ‘San Siro’, gjatë vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Fabio Manduca, 39, është duke u përballur me akuzat se ishte ai shoferi që eci mbi trupin e Belardinellit.

Incidenti ndodhi para ndeshjes ndërmjet Inter – Napoli, gjatë muajit dhjetor, ku kishte ndodhur edhe një përplasje e madhe mes dy tifozërive.

Manduca besohet se ishte pas timonit të Renault Kadjar, i cili shkaktoi vdekjen e tifozit të Inter. /Lajmi.net/