Arrestohet shtetasi serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas të Serbisë.

Lajme

26/03/2019 10:53

Policia e Kosovës, mbrëmë në ora 19:40 në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut ka arrestuar një shtetas të Serbisë, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, njësiti patrullues ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/