Arrestohet shqiptari që në vitin 1997 vrau një polic

Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas Besnik Cokën, të shumëkërkuarin i cili në vitin 1997 ka vrarë një efektiv policie.

Lajme

15/08/2015 10:07

Besnik Coka (45 vjeç) nga Kukësi dhe banues në Tiranë dispononte dokumente te rregullta Angleze me emrin kosovar Besnik Morina i datëlindjes 10.07.1975 dhe po udhëtonte ne drejtim te Anglisë me pasaportë kosovare në momentin e kapjes ne aeroportin e Rinasit.

Pas informacioneve të marra në rrugën operative nga Specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, se ky shtetas do udhëtonte për jashtë shtetit, organizuan operacionin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas, ku në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë vendit ky shtetas është prangosur nga efektivët e policisë.

Coka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër më 26 janar 2011 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” të kryera ne bashkëpunim.

Ky shtetas me datë 25.08.1997 në bashkëpunim me shtetasit B. L, Z.L. etj kanë vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Miftar Krrashi, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Arras komuna Arras, rrethi Dibër.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër./OraNews/