Arrestohet shqiptari, përdhunoi në hotel 14-vjeçaren britanike

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare.

Lajme

17/08/2019 08:50

Mediat në shtetin fqinj thonë se ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në qytetin Dassia në Greqi në ambientet e një hoteli.

Raportohet se 14-vjeçarja është britanike dhe ishte me pushime në Korfuz me familjen e saj.

Ndërsa shqiptari është dërguar sot në Prokurori ku ka pranuar përdhunimin.