Arrestohet i shpalluri në kërkim për vrasje në tentativë

19:50 | 12 Prill 2016

arrestim, foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një person për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të armëmbajtjes pa leje.

27-vjeçari Rudens Miri nga Fushë-Kruja, ishte shpallur në kërkim në gusht të 2015-ës, pasi ndaj tij ka pasur një urdhër arresti të prokurorisë për këto vepra penale.

27-vjeçari aktualisht është i shoqëruar në Drejtorin Vendore të Policisë Tiranë.