Arrestohet Shefi i MUP’it për Veri Dragoljub Delibasic

Burime të lajmi.net pohojnë se pas Oliver Ivanovic, një tjetër arrestim ndodhi sot në Mitrovicë, me të njëjtin motiv: akuza për krime lufte në Kosovë. Policia e EULEX arrestoi ish eprorin e lartë të MUP’it për Veriun e Kosovës, Dragoljub Delibasic.

Lajme

04/02/2014 19:33

Ish udhëheqësi i MUP’it të Serbisë për Veriun e Kosovës, Dragoljub Delibasic, u arrestua sot në Mitrovicë të Veriut.

Delibasic dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës dhe veprave tjera, ngjashëm me rastin e Oliver Ivanovic, i cili u arrestua ditë më parë.

Burime të lajmi.net nga Veriu i Kosovës pohojnë se arrestimi i Delibasic u realizua nga policia e EULEX’it në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç ka mësuar lajmi.net, Delibasic dyshohet për krime lufte në Kosovë, me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture.