Arrestohet sepse i hakoi Facebook-un dhe e shantazhont me publikim të fotove

Dje është arrestuar në flagrancë A. D. i vitlindjes 1994, pas një denoncimi të bërë në Stacionin Policor të Prizrenit nga një femër e moshës së re, për siç deklaron e njëjta, shkak të shantazhit të ushtruar nga i dyshuari i cili kishte i kërkuar para.

Lajme

25/11/2014 10:32

Gjatë raportimit të rastit në polici, grupi hetimor ka kuptuar se i dyshuari e kishte hakuar “Faceook-un” e viktimës dhe nga aty kishte nxjerr fotografi komprometuese për të cilat ka kërkuar para për të mos i publikuar të njëjtat në rrjetet sociale. 

I dyshuari është arrestuar nga hetues në rroba civile pasi kishte dalë në rrugën “De Rada” për t’i pranuar parat, njofton kumtesa e Policisë së Kosovës. 

Më pas është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit dhe në cilësi të provës materiale është sekuestruar një kompjuter me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. 

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. Ndërkaq grupi hetimor thekson se kjo dukuri e këtij lloji të krimit është në rritje dhe gjerë me tani janë hetuar gjashtë raste, prej tyre tri kanë përfunduar me kallëzime penale.