Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtinë, fitoi kundërligjshëm mijëra euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një punëtore në Prishtinë, pasi që e njëjta gjatë punës së saj në një kompani private të sigurimit ka fituar kundërligjshëm mijëra euro. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarës është bërë më 28 shator. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është…

Lajme

29/09/2024 09:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një punëtore në Prishtinë, pasi që e njëjta gjatë punës së saj në një kompani private të sigurimit ka fituar kundërligjshëm mijëra euro.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarës është bërë më 28 shator.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/