Arrestohet punëtori serb i ministrisë së Infrastrukturës: I gjenden 4 mijë fishekë

Një serb, punëtor i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është arrestuar në Jarinjë.

Lajme

09/06/2022 13:40

I njëjti sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në këtë pozitë në ministri është integruar nga strukturat paralele të Serbisë, shkruan lajmi.net.

Të njëjtit, i janë kapur 4 mijë fishekë.

Postimi i plotë i ministrit Sveçla:

4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë. /Lajmi.net/