Arrestohet pronari i lokalit në Pogradec ku ndodhi shpërthimi

Policia e Pogradecit ka arrestuar pronarin e lokalit, ku një ditë më parë ndodhi shpërthimi me bombol gazi, dhe si pasojë 24 persona mbetën të plagosur.

Lajme

02/02/2016 09:58

Romaroi Muçka 20 vjeç akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Policia sqaron se arrestimi i Muçkës u bë pasi ditën e djeshme rreth orës 18.00, në Dardhas, ku në lokalin në pronësi të tij, ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë janë dëmtuar 24 shtetas, njoftojnë mediet shqiptare.

Ndërkohë, katër prej gjashtë të plagosurve të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në Pogradec mëngjesin e sotëm kanë dalë nga gjendje kritike.

Ndërsa vijojnë të jenë në gjendje të rëndë edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është 14-vjeçari E. Hamolli.