Arrestohet pronari i kazinove, Ismet Osmani i njohur si “Curri”

Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajme

20/05/2019 09:10

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica.

Lajmi.net ka mësuar se Curri me dy bashkëpuntorë të tij, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani janë shoqëruar sot në polici.

Kurse, një tjetër Rrahim Hashimi, është në arrati.

“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë. /Lajmi.net/