Arrestohet personi që vidhte qytetarët në autobusët urban

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 si rezultat i një pune të mirë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Fundviti”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Ervis Takos, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar dhe më parë për vjedhje.

Lajme

01/01/2017 15:48

Arrestimi i këtij personi u bë ditën e djeshme tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet t’i ketë vjedhur në autobus, një personi me inicialet A. M, një shumë prej 40.000 lekësh.

Gjithashtu është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se ky person është autor i dyshuar i ngjarjeve si:

-Vjedhjen e një shume prej 95.000 lekësh, në autobusin urban të linjës së Tiranës së Re, një personi me inicialet G. T.

-Në datën 15.07.2016, i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumente, shtetases Amerikane B. P., në autobusin e linjës së Unazës.

-Në datën 10.08.2016, në autobusin e linjës së Unazës, ky person ka vjedhur një shumë prej 80.000 mijë lekësh dhe 130 eurosh, shtetases me iniciale E. M.

Këtë aktivitet ky shtetas e ushtronte kryesisht tek stacioni i trenit e në autobusët urbanë të kryeqytetit.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”./tvklan.al