Arrestohet personi që rrahu të fejuarën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë.

Lajme

15/07/2020 10:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje që kishte me të fejuarën e tij, shtetase e Shqipërisë, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, viktima pas këtij sulmi fizik ka marrë edhe tretman mjekësor.

Mirëpo, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/