Arrestohet personi që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka goditur me automjetin e tij një këmbësore në Fushë Kosovë.

Lajme

11/03/2019 10:21

Në mëngjesin e ditës së djeshme në Fushë Kosovë, një person kishte goditur me veturën e tij një këmbësore, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, deri te goditja e këmbësores ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të veturës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/