Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e të riut në Ferizaj

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen në Ferizaj.

Lajme

20/02/2019 13:47

Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net, se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka vrarë një person në qendër të qytetit të Ferizajt.

“Po është arrestuar një person në lidhje me këtë rast dhe për momentin është duke u intervistuar”, ka thënë Agim Gashi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ndryshe sot në Ferizaj rreth orës 12:30 për shkak të plagëve që ka marrë nga gjuajtja me armë zjarri, një person i moshës 25-30 vjeç, nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. /Lajmi.net/