Arrestohet pasi kërcënoi me kallash 6 persona

Një i ri sot në Tiranë ka kërcënuar gjashtë persona me armë të tipit kallashnikov.

Lajme

12/03/2015 22:14

Policia e Tiranës e ka arrestuar të riun, i cili tashmë po dyshohet për kryerjen e veprës penale të kanosjes me armë zjarri.

Policia njoftoi se Elez Cani, 18 vjeçar,  në grindje e sipër ka marrë armën automatike kallashnikov në shtëpinë e tij dhe më pas ka qëlluar drejt tokës, duke kërcënuar gjashtë persona.

Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma në cilësinë e provës materiale. (lajmi.net)