Arrestohet pasi ia dha 20 euro ekzaminerit për ta kaluar testin e patentë shoferit

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti për të kaluar testin teorik për patentë shofer, ia ka dhënë ryshfet 20 euro ekzaminerit. 

Lajme

29/10/2020 10:22

Siç njofton PK, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për të kaluar testin teorik për patentë shofer, ia ka dhënë ryshfet 20 euro ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/