Arrestohet njeriu më i urryer i Suedisë (Video)

I filmua në Stokholm ndërsa godiste me shqelma dhe grushte një nënë me dy fëmijë. Ishte një refugjat.

Bota

25/01/2016 23:59

 

Autoritetet arritën ta kapin falë fotove që u bënë publike në çdo cep të vendit.

Gruaja pa një person që po i fuste duart në çantë një të moshuari. Ai e lajmëroi atë për grabitjen që po i bënin, por morri si shpërblim grushte dhe shqelma më pas edhe një të pështyrë.

Tashmë dihet kush është. Bëhet fjalë për një tunizian që kishte kërkuar azil dhe që i ishte refuzuar. Tashmë jetonte në një kamp refugjatësh në pritje të një vendimi përfundimtar për të.

Atë e kanë pagëzuar si “njeriu më i urryer i Suedisë” për këtë gjest. Tashmë autoritetet duan që ta ekstradojnë, por asnjë vend nuk e pranon. Suedia i ka kërkuar Danimarkës që ta marrë pasi ai kaluar prej këtij vendi, por në Kopenhagen kanë nisur protestat për të mos e pranuar këtë person.

YouTube player