Arrestohet një zyrtarë në Komunën e Parteshit pasi dyshohet se falsifikoi dokumente, dy bashkëpunëtorët e tij ndodhen në arrati

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se në bashkëveprim me dy kolegë të tij, të tre zyrtarë në Komunën e Parteshit kanë falsifikuar disa dokumente. Siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati, shkruan lajmi.net. “Gjilan / 18.03.2020 – NN. Me 26.02.2025 është arrestuar i…

Lajme

27/02/2025 09:14

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se në bashkëveprim me dy kolegë të tij, të tre zyrtarë në Komunën e Parteshit kanë falsifikuar disa dokumente.

Siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati, shkruan lajmi.net.

“Gjilan / 18.03.2020 – NN. Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/