Arrestohet një zyrtar policor për dhunë në familje
Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Mësohet se në pranga ka përfunduar zyrtari policor M.U, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka. Beka deklaroi se hetuesit e Inspektoratit Policor…

Lajme
Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Mësohet se në pranga ka përfunduar zyrtari policor M.U, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.
Beka deklaroi se hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arritur të sigurojnë dëshmi se zyrtari policor i përfshirë ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.
“Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Beka.
Ai theksoi se në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.