Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, i kërkuar nga Interpoli

Një shtetas kosovar, 66-vjeçari S.O., u arrestua të mërkurën në pikëkalimin kufitar “Bozhaj”, që lidh Tiranën me Podgoricën, pasi rezultonte i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare. Sipas policisë së Malit të Zi, arrestimi u bë në bashkëpunim me Interpolin në Shkup. S.O. dyshohet për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash, vepra që mund të sjellin…

Lajme

14/11/2025 12:56

Një shtetas kosovar, 66-vjeçari S.O., u arrestua të mërkurën në pikëkalimin kufitar “Bozhaj”, që lidh Tiranën me Podgoricën, pasi rezultonte i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare.

Sipas policisë së Malit të Zi, arrestimi u bë në bashkëpunim me Interpolin në Shkup. S.O. dyshohet për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash, vepra që mund të sjellin deri në 10 vjet burg, transmeton lajmi.net.

“Gjatë kontrollit në pikën kufitare Bozhaj, u identifikua se ndaj personit në fjalë ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar i Interpolit Shkup për shkak të një hetimi penal në lidhje me dyshimet për asociim kriminal dhe mashtrim tatimor,” deklaroi policia.

Pas arrestimit, S.O. u dërgua përpara gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ligjore.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e institucioneve për krimet financiare në rajon./lajmi.net/