Arrestohet një shkencëtar rus për “zbulim” të sekretit shtetëror

Një fizikant bërthamor rus është arrestuar mbrëmë me dyshimin se ka zbuluar materiale sekrete gjatë një konference shkencore në Pragë.

Bota

22/04/2015 13:09

Avokati Yevgeny Gubin ka thënë se klienti i tij, shkencëtari Vladimir Golubev, është arrestuar gjatë natës në qytetin e Sarovit, në një qendër për kërkime bërthamore në rajonin Nizni Novgorod, që dikur ishte vendi ku gjendej një ndërtesë e rëndësishme e armatimit bërthamor sovjetik.

Gubin ka thënë se ai planifikon që ta apelojë paraburgosjen e shkencëtarit Golubev, mirëpo sipas hetuesve rusë, shkencëtari 66 vjeçar, ka zbuluar materiale sekrete gjatë një konference ndërkombëtare në kryeqytetin çek, në vitin 2013.

Golubev i ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë, duke thënë se informatat në raportin e tij janë marrë nga burime të hapura si revista shkencore dhe të cilat nuk mund të konsiderohen si materiale sekrete.