Arrestohet një person për grabitje të armatosur
Nga hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur.

Lajme
Rasti sipas Policisë ka ndodhur me datën 26.11.2016 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, saktësisht në një pikë karburanti, ku nën kërcënimin e armës (revole), viktimës 26 vjeç, i janë grabitur para të gatshme (rreth 300 euro) dhe një telefon i tipit Samsung.
Me këtë rast, që nga dita e raportimit ka qenë duke u marrë njësiti i hetimeve të stacionit policor veriu në Prishtinë, njësit ky që sot ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin:
- L. I, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e tjerë të mundshëm si dhe vendndodhjen e tyre.
Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit , kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla./Lajmi.net/