Arrestohet një person në Zveqan, dyshohet për grabitje
Shefi regjional i njësisë operative të Policisë së Kosovës, Zelko Bojiq ka thënë se S.M. (19) nga Zveqani është arrestuar me dyshimin që ka kryer grabitje.

Lajme
Më 6 mars kishte mbetur i lënduar një person, shitës i marketit kur ishte sulmuar nga dy të tjerë të maskuar të cilët kishin grabitur afërsisht 1000 euro.
Policia dyshon se S.M. është njëri prej dy të sulmuesve të maskuar. Marketi i grabitur gjendet në rrugën “Mbreti Petar I” në Zveqan.