Arrestohet një person në lagjen “Marigona”, kishte edhe urdhëarrest nga Suedia- sekuestrohen mbi 52 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshimtë në lagjen Marigona. I arrestuari në këtë rast është shtetas i huaj, i dyshuar në lidhje me një rast të krimit të organizuar . “I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë”. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte…

Lajme

02/12/2025 08:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshimtë në lagjen Marigona.

I arrestuari në këtë rast është shtetas i huaj, i dyshuar në lidhje me një rast të krimit të organizuar .

“I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

Policia njoftoi se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/