Arrestohet një person në Han të Elezit, rrahu bashkëshorten dhe fëmijët

Dje është arrestuar një person në Han të Elezit.

Lajme

20/08/2019 13:00

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar  bashkëshorten  e tij së bashku me fëmijë”, njofton raporti policor.

I njëjti në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/