Arrestohet një person në Fushë Kosovë, ja çfarë kishte bërë në Facebook

Policia e Kosovës të shtunën në mbrëmje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se përmes Facebook-ut ka kërcënuar një femër.

Lajme

11/02/2019 11:29

Në rrugën “Hamdi Grajqevci”, në Fushë Kosovës, të shtunën në ora 19:10, Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar një femër shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/