Arrestohet një person në Fushë Kosovë, iu gjetën tetë qese me drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

Lajme

25/10/2020 09:24

Në orët e para të së shtunës, Policia e Kosovës, në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë, ka arrestuar një person për veprën penale “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë, fillimisht në ora 02:25, ishin ndaluar tre persona dhe tek njëri prej tyre ishin gjetur 8 qese të vogla me peshë 4.19 gramë të mbushura me pluhur të bardhë dyshohet të jetë substancë narkotike.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/