​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët nga stacioni policor në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit , në ora 01:10, në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore.

Lajme

07/07/2022 09:45

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, është ndalur një person me inicialet G.H. (M/K), 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.