Arrestohet një person i dyshimtë në Kaçanik, dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik.

Lajme

09/05/2022 22:45

Arrestimi i tij është bërë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20. I njëjti ishte arratisur dy muaj më parë, nga burgu u Smrekonicës.

“Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës. Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari.”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu është theksuar se policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimi nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Lajmi.net/