Arrestohet një i dyshuar, tentoj ta kaloj kufirin me armë

Policia e Shqipërisë, ka arrestuar sot një 34 vjeçar nga Kosova i cili tentonte të kalonte ilegalisht një armë në pikën kufitare të Morinës.

Lajme

07/06/2015 21:14

Burim G., banues në fshatin Studentqan kishte fshehur në çantën e tij të dorës një armë zjarri pistoletë të tipit “Zastava” dhe 1 krehër(karikator) me 5 fishekë, të cilat iu bllokuan në cilësinë provës materiale, raportojnë mediet në Tiranë.

Sipas policisë, materialet iu kaluan prokurorisë, ndërsa dyshimi është ngritur për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”.