Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj Vuçiqit (Foto)

Agjencia për hetime dhe mbrojtje në Bosnje e Hercegovinë ka arrestuar Almir Merdiq, nën dyshimin se së bashku me persona tjerë, kanë qenë pjesë e sulmit kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës në Potoçar.

Lajme

21/07/2015 16:45

Siç raportojnë mediat në BeH, përveç tij, janë arrestuar edhe dy persona tjerë, ndërsa Mjerdriq, në bazë të disa shkrimeve në mediat serbe, është përmendur si organizator i sulmit ndaj Vuçiqit, transmeton lajmi.net.

Merdiq, sipas mediave serbe të thirrura në burime, është lidhur me organizata radikale në BeH, me komandantin në Serbrenicë, Naser Oriq si dhe me anëtarin e presidencës në BeH, Bakir Izetbegoviq.

Ndërsa në një intervistë për agjencinë boshnjake Patria, Merdiq e ka demantuar lajmin për përfshirje në sulmin në Potoçar.

Ndërkohë, ka pranuar se në kohën kur u sulmua kryeministri Vuçiq, ai është gjendur disa metra afër tij, por ka shtuar se në “fotografi të publikuar në media mund të shihet se si ai nuk ishte pjesëmarrës në sulm”.(lajmi.net)

Almir Merdiq