Arrestohet nëna e Ronaldos

Nëna e Cristiano Ronaldos është arrestuar për disa minuta pasi ishte duke udhëtuar me plotë 55 mijë euro në valixhen e saj.

Sport

08/06/2015 19:31

Dolores Aveiro nëna e superullit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pasur probleme me ligjin në Spanjë për shkak të shumës së lartë të pareve kesh që kishte me vete.

Europa Press shkruan se Dolores ka tentuar që të udhëtoj nga Madridi në Portugali me 55 mijë euro me vete, ndërsa shume e lejuar është vetëm 10 mijë euro.

10 i janë lëshuar ndërsa 45 mijë të tjera jo, të cilat i ka marrë vetëm pasi ka paguar taksën e kërkuar nga ligji spanjoll.

Krejt kjo është e kuptueshme, kur dihet se djali i saj, Ronaldo është një multimilioner që përfiton rreth 30 milionë euro në vit.