Arrestohet në SHBA një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s në Lazarat

Është arrestuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga autorët e vrasjes së oficerit të RENEA-s në Qershor te vitit 2015 në Lazarat.

Lajme

23/12/2017 17:35

Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane dhe FBI, lokalizuan dhe arrestuan tre ditë më parë Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Gjykata për Krimet e Rënda ne Tiranë caktoi masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim dhe një sërë akuzash te tjera.

20-vjeçari ishte pjese e grupit të të rinjve nga Lazarati që qëlluan me armë dhe vranë policin Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë.

***

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë.