Arrestohet në Pejë i kërkuari nga Suedia
Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë të kërkuarin nga autoritetet suedeze për një vrasje në Halmstad. I dyshuari është shqiptar dhe ka shtetësi suedeze.
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë të kërkuarin nga autoritetet suedeze për një vrasje në Halmstad. I dyshuari është shqiptar dhe ka shtetësi suedeze.
“Njësitë policore të Policisë Kosovës nga Stacioni Policor ne Pejë më datë 09.12.2013 rreth orës 18:00 në
rr.” Lekë Dukagjini “ Pejë, kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin suedez i nacionalitetit shqiptar, A.D.(1996)”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Policia thotë se menjëherë ka njoftuar Prokurorin e shtetit nga Prokuroria Themelore në Departamenti e Krimeve të Kënda në Pejë.
“Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e tij duke u bazuar në kërkesë zyratre, fletë-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet Suedeze, dhe e kërkonin në cilësinë e të dyshuarit për një vrasje në Halmstad të Suedisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin mbi masën e ndalimit policor.