Arrestohet në një klub fitnesi në Ferizaj një 36 vjeçar, po kërkohej për vrasje në tentativë
Sot rreth orës 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj, kanë pranuar informatën se një person i kërkuar me inicialet F.M, i moshës 36 vjeç, ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj. Ai po kërkohej me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për dy vepra penale, “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje…
Lajme
Sot rreth orës 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj, kanë pranuar informatën se një person i kërkuar me inicialet F.M, i moshës 36 vjeç, ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj.
Ai po kërkohej me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për dy vepra penale, “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe në arrestimin e personave në kërkim”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: