Arrestohet në aeroport një person, kishte vizë false
Një person ka tentuar të udhëtoj me vizë false.
Lajme
Policia njofton se dje në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti në shkuarje në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vize hungareze e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/