Arrestohet ‘Molla e Kuqe’, i arratisuri nga Gjykata Speciale
I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar.
Lajme
Arrestimin e Shales e ka konfirmuar për lajmi.net avokati Natal Bullakaj.
Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij.
“Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Për kur dhe ku nuk di ma shumë. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës”, ka thënë Bullakaj për lajmi.net.
Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet.
Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.
Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.