Arrestohet modelja e cila kishte paditur futbollistin francez për përdhunim

Modelja ruse është arrestuar për mashtrim.

ShowBiz

17/01/2020 11:24

Luisa Kremvela në një show televiziv vite më parë kishte akuzuar futbollistin në formë te Milani ,Theo Hernandez, për përdhunim, transmeton lajmi.net.

Modelja aso kohe kishte thënë se pas një nate në diskotekë kishte hipur në makinën e francezit për të kryer marrëdhënie seksuale, dhe gjatë rrugës ajo kishte ndërruar mendje, por jo edhe futbollisti i cili kinse e kishte sulmuar.

Por këtë të hënë akuzat e saj dolën të pavërteta dhe rusja është arrestuar nga policia dhe është në pritje të shqiptimit të dënimit.