Arrestohet mashtruesi, shet parcelën e tokës në emër të një parcele tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të komunitetit romm, ku i njëjti dyshohet se viktimën mashkull shqiptar e ka mashtruar duke i shitur një parcelë të tokës për shumën prej 50.000 euro në emër të një parcele tjetër.

Lajme

28/01/2016 14:48

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë me 30 janar të vitit të kaluar, ndërsa dorasi është arrestuar gjatë ditës së djeshme, raporton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net.