Arrestohet mashtruesi i pensioneve
Policia ka arrestuar të mërkurën pasdite N. H. 36 vjeçar nga Mitrovica, mbi dyshimet se kishte arritur të mashtroj së paku në katër raste persona të ndryshëm me premtim të rregullimit të dokumenteve për të arritur një shumë më të lartë të pensionit apo ndihmave tjera.

Lajme
Sipas një komunikate të policisë, besohet se i dyshuari, përmes premtimeve për rregullim të dokumentacioneve sociale dhe pensionale të personave të moshuar, po ua merrte paratë dhe gjëra tjera me vlerë, përfshirë edhe stoli ari.
Pas procedurave intervistuese, ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./K p/