Arrestohet “kumbari” i Vuçiq-it (video)

Është arrestuar Igor Mikiq, personi i cili kishte fyer kryeministrin e Serbisë, Alkesandar Vuçiq gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të RTS-së në ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Lajme

21/10/2014 20:21

Policia e Beograd ka arrestur tifozin tashmë shumë të famshëm të Serbisë, Igor Mikiq, i cili në një transmetim të drejtpërdrejtë të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) kishte dalë para kamerës duke e fyer kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në konsultim me zëvendësprokurorin e lartë, Mikiq-it i është dërguar i është ngritur një kallëzim penal për sjellje të dhunshme të rregullt në manifestime sportive dhe në takime publike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP)

Mikiq ka pranuar se biletën VIP për lozhën 2, e ka marr nga shoku i tij, pasi që babi i tij i ndjerë, ka qenë delegat i Federatës së Futbollit të Jugosllavisë dhe trajner futbolli.

Ndërs, ka thënë se i vije keq për incidentin që kishte shkaktuar gjatë para kamerës së RTS-së.