Arrestohet kontrabanduesi i barnave nga Serbia
Policia e Kosovës arreston një qytetar i cili është gjetur duke shitur barna të kontrabanduara.

Lajme
Në qytetin e Obiliqit, Policia e Kosovës, ka arrestuar një qytetar i cili është gjetur duke shitur barna të kontrabanduara nga Serbia, në barnatoren e tij.
“Njësitet për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me AKPM-në kanë bërë kontrollimin e barnatores së tij, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar barëra të kontrabanduara (me banderola të Serbisë)”.
“Të dyshuarit pas intervistës i është caktuar masa e arrestit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.