Arrestohet kasapi, preu lopën ilegalisht

Në qytetin e Pejës janë arrestuar dy persona, pasi kishin prerë një lopë pa ju nënshtruar procedurave ligjore.

Lajme

04/03/2017 10:01

Rasati ka ndodhur në Rrugën ‘Fatmir Ukaj’ .

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë prerë një kafshë (lopë) pa ju nënshtruar procedurave ligjore dhe njëri nga të dyshuarit pa e bërë kontrollin nga inspektori i veterinarisë mishin e ka vënë në qarkullim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/