Arrestohet ish ylli i NBA, qëlloi me armë dy persona në pronën e tij që ishte për shitje

Ish basketbollisti i disa skuadrave të NBA, Shannon Brown, është arrestuar pasi ka qëlluar me pushkë dy persona që hynë në shtëpinë e tij, e cila ishte listuar si në shitje.

Sport

08/05/2020 09:01

Brown po akuzohet për një sulm të rëndë.

Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.

Ai ka shkrepur në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media.

Shannon Brown gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Supur, New York Kninck dhe Miami Heat./Lajmi.net/